Garë e ashpër për kryetar të 5 degëve të LDK-së në Prishtinë, këta janë pretendentët

Prishtina

Garë e ashpër për kryetar të 5 degëve të LDK-së në Prishtinë, këta janë pretendentët

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:37
LDK

Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku, janë shtatë pretendentët për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Deri tash kandidaturën e ka shpall, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili njëherit është Kryetar i Komunës së Gjilanit.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha Haziri.

Kryetari aktual Isa Mustafa nuk dihet nëse do të rikandidojë për të parin e partisë, por ka indikacione se pas shërimit është i gatshëm t’i hyjë garës.

Garë e fortë duket se nuk do të jetë vetëm për të parin e partisë, por edhe për kryetar të degëve.

Beteja më e ashpër pritet të zhvillohet për kryetarët e pesë degëve të LDK-së në Prishtinë.

Media i ka mësuar emrat e pretendetëve për këto 5 degë, që historikisht janë shquar për garë të fortë dhe për orientim të LDK-së në përgjithësi.

Dega 1 / Kandidatë për kryetar janë: Ismet Beqiri dhe Feim Salihu
Dega 2 / Kandidatë për kryetar janë: Florian Dushi dhe Mustafë Krasniqi
Dega 3 / Kandidatë për kryetar janë: Arban Abrashi dhe Doruntinë Maloku
Dega 4 / Kandidatë për kryetar janë: Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku
Dega 5 / Kandidatë për kryetar janë: Izet Sadiku dhe Xhelil Bekteshi.

LDK-ja javën e kaluar i ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti. Këto zgjedhje pritet të përfundojnë në muajin maj ku edhe do të mbahet Kuvendi i përgjithshëm Zgjedhor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat