Dënohen me burg dy persona për marrje ryshfeti dhe falsifikim dokumentesh

Prishtina

Dënohen me burg dy persona për marrje ryshfeti dhe falsifikim dokumentesh

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:49
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar dy persona për veprën penale marrje ryshfeti, shpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë dhe mashtrim sipas Kodit Penal të Kosovës.

I akuzuari J.I. është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për veprën penale në vazhdimësi marrja e ryshfetit dhe shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit. Në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 13.06- 1.10.2012 dhe arrest shtëpiak nga 1.10- 1.11.2012.

Për të akuzuarin J.L. është refuzuar aktakuza për veprat penale falsifikim i dokumenteve zyrtare, për shkak të arritjes së parashkrimit absolut të ndjekjes penale.

Ndërsa, I.K. është dënuar me dy vjet burg për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 11.07 - 01.10.2012 dhe në arrest shtëpiak nga data 01.10 -10.11.2012.

I pandehuri tjetër SH.B. është dënuar me një vit e dy muaj burg për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë dhe mashtrim, ndërsa V.N. është liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës në mungesë provash.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt civil-juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat