Vjen “goditje” ndaj Shpend Ahmetit: Prishtina në kaos, u zgjodhe aksidentalisht kryetar

Prishtina

Vjen “goditje” ndaj Shpend Ahmetit: Prishtina në kaos, u zgjodhe aksidentalisht kryetar

Nga: A.ZH Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:34
Shpend Ahmeti

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi, ka thënë se Prishtina e sotme, i ngjan asaj të vitit 1999 të sapo dalë nga lufta.

Dushi në një postim në Facebook, ka thënë se kryeqyteti është i papastër dhe në kaos, duke theksuar se Prishtina po vuan nga menaxhimi i dobët i kryetarit Shpend Ahmeti, përcjell Bota sot.

Sipas tij, zgjedhja e Ahmetit, mund të cilësohet se ishte aksident elektoral me pasoja të rënda për qytetarët e Prishtinës.

Reagimi i plotë:

Prishtina sot, duket sikur Prishtina e vitit 1999, qytet i dalë nga lufta dhe pas më shumë se një dekadë mungesë investimesh minimale në infrastrukturën e tij. I papastër dhe në kaos, ky qytet po vuan nga menaxhimi i dobët i një kryetari, zgjedhja e të cilit lirisht mund të cilësohet se ishte aksident elektoral, siç po shihet, me pasoja të rënda për Prishtinën tonë dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat