Së shpejti nuk do të ekspozohen dhe shiten mallrat në rrugët e Prishtinës

Prishtina

Së shpejti nuk do të ekspozohen dhe shiten mallrat në rrugët e Prishtinës

Më: 23 mars 2019 Në ora: 20:03
Në kryeqytet nuk do të ketë më mallra të ekspozuara nëpër trotuare dhe hapësira të ndryshme.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se, në kryeqytet nuk do të ketë më mallra të ekspozuara nëpër trotuare dhe hapësira të ndryshme.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.

Ai ka njoftuar se shumë shpejt do të merren masa për personat që bëjnë këso veprime.

“Ekspozimi i mallrave nëpër trotuare dhe në hapësirë publike – është i ndaluar. Shumë shpejt do të kemi aksione të organizuara nëpër lagje, për të ndërmarrë masa ndaj secilit biznes që bën shkelje të tilla”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat