Ujësjellësi paralajmëron shkyçje për mos pagesa

Prishtina

Ujësjellësi paralajmëron shkyçje për mos pagesa

Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit , “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.

Ky aksion ka filluar më 1 shkurt dhe si i tillë do të vazhdojë deri në dhjetor 2019.

Konsumatorët kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar.

Andaj, nëse nuk reflektojnë brenda muajit,  sipas një njoftimi nga Ujësjellësi janë të detyruar të ndërmarrim masa ndëshkuese ligjore, bazuar në ligjet në fuqi.

“Ujësjellësi ‘ Prishtina’  falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmbaruesit privat.  Po ashtu, Kompania iu ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me ujësjellësin”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat