Ministria financon rrugën A në kryeqytet - Bota Sot
Ministria financon rrugën A në kryeqytet

Prishtina

Ministria financon rrugën A në kryeqytet

Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:47
Shpend Ahmeti dhe Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën priti në takim të parin e Prishtinës Shpend Ahmeti me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi në përkrahje të projekteve lokale të kësaj komune.

Për vitin 2019, komuna e Prishtinës nga Ministria me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, mori mbështetje financiare prej 1,083,591 euro për realizimin e dy projekteve të saja. Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e rrugës A, i cili projekt për këtë vit përfiton 800,000 euro, ndërsa për dy vitet në vijim, janë planifikuar edhe gjashtë milionë euro, deri në përfundimin e kësaj rruge. Projekti i dytë që do të financohet nga MIT-ja, është ndërtimi i rrugës Ramabaja – Hajvali, në vlerë prej 283,591 euro.

Ministri Lekaj, e siguroi kryetarin Ahmeti, se mbështetja e dikasterit që ai drejton nuk do të mungojë për kryeqytetin dhe se projektet pjesë e këtij memorandumi, janë të planifikuara në aspektin financiar deri në përfundimin e plotë të tyre.

Kryetari Ahmeti, duke e falënderuar ministrin Lekaj për mbështetje të këtyre projekteve me rëndësi për qytetin dhe qytetarët e Prishtinës, tha se komuna do të jetë e kujdesshme në realizimin e projekteve të financuara nga MIT-ja dhe se do të respektohen të gjitha parametrat teknike dhe afatet kohore të parapara për këto projekte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...