Realizohet ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” - Bota Sot
Realizohet ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Prishtina

Realizohet ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Më: 31 mars 2019 Në ora: 08:34
Ilustrim

Nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“, sot realizohet ecja e pestë me radhë që ka për qëllim informimin e fëmijëve e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Nisja bëhet në orën 11:30 nga sheshi “Zahir Pajaziti“ deri te sheshi “Ibrahim Rugova”.

Me këtë rast, fëmijët dhe lepuroshi i projektit „Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“ do të japin mesazhe e këshilla në mënyrë që fëmijët të kenë përkujdesjen e duhur dhe të vazhdueshme për dhëmbë të shëndoshë e fëmijëri të lumtur.

Para fillimit të ecjes, fëmijët, lepuroshi por edhe të pranishmit tjerë, do t’i pastrojnë dhëmbët, ndërsa gjatë ecjes do ta këndojnë këngën „Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

“Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” është projekt i Organizatës pȅr Arsim, Shkencȅ dhe Shȅndetȅsi „KISCOMS“ dhe realizohet nȅ bashkȅpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...