Ahmeti tregon sa çerdhe janë ndërtuar në Prishtinë, premton edhe katër të tjera

Prishtina

Ahmeti tregon sa çerdhe janë ndërtuar në Prishtinë, premton edhe katër të tjera

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:43
Ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar sot për çerdhet e ndërtuara në Komunën e Prishtinës nga fillimi i mandatit të tij.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se deri në fund të mandatit të tij do të mbaj premtimin për ndërtimin edhe të katër çerdheve të reja.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

Prej vitit 2014 kemi hapur këto çerdhe të reja publike/me bazë në komunitet:

1. Mat

2. Hajvali

3. Sofali

4. Arbëri/Dragodan

5. Besi

6. Kodra e Trimave

Sivjet hapen edhe

7. Tophane

8. Kalabri

si dhe hapet edhe çerdhja e rindërtuar

9. Yllkat – te blloku me kapacitet të dyfishuar

për të vazhduar në Kolovicë e Bardhosh e Dardani (Çerdhe e re).

Tanimë do ta shtojmë fokusin në investimet në çerdhet e vjetra të Komunës.

Me këtë Komuna e Prishtinës i ka mbi 15 çerdhe publike me kosto të përbalueshme.

A e dini se sa çerdhe janë hapur në këtë periudhë jashtë Komunës së Prishtinës?

A e dini sa çerdhe publike janë në Kosovë jashtë Komunës së Prishtinës?

Edukimi i Hershëm është faza më e rëndësishme e investimeve në arsim. Pa kujdes cilësor me kosto të përballueshme nuk ka as zhvillim.

P.S. në këtë mandat kemi premtuar 4 çerdhe të reja e si duket deri në fund këtë premtim do ta tejkalojmë dyfish #100zotimet 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat