Ismaili kandidat për kryetar të Prishtinës? Ja përgjigja e tij

Prishtina

Ismaili kandidat për kryetar të Prishtinës? Ja përgjigja e tij

Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:56
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka konfirmuar se ka ambicie për t’u bërë kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë. Ai nuk ka treguar nëse do të jetë edhe kandidat i PDK-së për të parin e Prishtinës, por ka shtuar se partia e tij ka çka t’i ofrojë kryeqytetit.

I pyetur se a do të kandidojë për të parin e Prishtinës, Ismaili u përgjigj.

“Jam në një process zgjedhor brenda partisë, jem duke e organizuar procesin në secilën lagje të Prishtinës. Në këtë process kam shfaq edhe ambicien time për të qenë kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë. Nuk jam vetëm unë ka edhe të tjerë që mendojnë se ne mund t’i ofrojmë të mira Prishtinës. Jam kandidati i vetëm deri më tani për kryetar të degës por gara është e hapur”, tha Ismaili.

Ai përmendi edhe anëtarësimin e arkitektes dhe këngëtares Eliza Hoxha në PDK.

“Një arkitekte që i jep një tempo dhe dinamikë të re degës së PDK-së në Prishtinë”, tha Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat