Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, do të shqiptohet dënime

Prishtina

Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, do të shqiptohet dënime

Nga: Z.B Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:08
Ilustrim

Kryetari I komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se të gjitha subjektet ekonomike të bëjnë shpërndarjen e broshurave/fletushkave, do të ndëshkohen nga komuna dhe shqiptohet dënimi prej 90.00, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive  që nga 1 Maji.

Postimi i plotë:

Njoftim për ndalimin e fletushkave/broshurave

Njoftojmë të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, se hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet dënimi prej 90.00 Euro.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna. Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat