(E plotësuar) - Një punëtorë gjersa ishte duke punuar në një kanal në lagjen Arbëria në Prishtinës është përfshirë nga rrëshqitja e dheut.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline.
Ai ka bërë të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 14:00 është marrë informata për rastin. Dyshohet që përderisa ka qenë duke punuar në një kanal, pjesërisht është përfshirë nga rrëshqitja e dheut. Viktima është dërguar ne QKUK për trajtim mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Borovci.
Ekipet e Policisë janë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.
Rrëshqet dheu në “Arbëri”, e zë një person
Para pak çastesh ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në Prishtinë, përkatësisht në lagjen “Arbëria”.
Si pasojë e shembjes së dheut është zënë një punëtor.
Ekipet policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.