Parkon keq veturën në Prishtinë, dënohet ashpër qytetari

Prishtina

Parkon keq veturën në Prishtinë, dënohet ashpër qytetari

Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:40
Pamje nga ngjarja

Mungesa e parkingjeve në Prishtinë është një nga problemet me të cilat përballën qytetarët, e zgjidhja e së cilës nuk duket se është afër.

E një problem tjetër që ndërlidhet me mungesën e parkingjeve është parkimi i veturave vend e pa vend dhe në mënyrë jo adekuate.

Mirëpo për parkimin e veturës në mënyrë të gabuar është “dënuar” keq një qytetar në lagjen Mati I.

Në fotografinë e dërguar nga një qytetar shihet vetura në të cilën, me ngjyrë të zezë është shkruar “Mos Parko”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat