Çfarë po kërkojnë nga Shpend Ahmeti, profesorët Arsim Gërxhaliu e Lulzim Tafa? - Bota Sot
Çfarë po kërkojnë nga Shpend Ahmeti, profesorët Arsim Gërxhaliu e Lulzim Tafa?

Prishtina

Çfarë po kërkojnë nga Shpend Ahmeti, profesorët Arsim Gërxhaliu e Lulzim Tafa?

Më: 8 prill 2019 Në ora: 13:10
Shpend Ahmeti, Arsim Gërxhaliu e Lulzim Tafa

Shpeshherë jemi shokuar nga pamjet e shpërndara nëpër rrjetet sociale me keqtrajtim ekstrem të kafshëve. Por, kafshët nuk po trajtohen mirë as pasi nuk janë gjallë. Lidhur me këtë çështje dy profesorë universitarë i kanë bërë një kërkesë të veçantë kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë zhvilluar lidhje të veçanta me kafshët. Nga shumë njerëz ato cilësohen si shoku më i mirë.

Në rastet më të shpeshta është fjala për qen dhe mace, që konsiderohen si kafshët shtëpiake më besnike në historinë njerëzore.

Këto kafshë nuk i harrojnë zotërinjtë e tyre dhe nuk lejojnë që ata të dëmtohen në praninë e tyre. E zotërinjtë e tyre kujdesen emocionalisht gjatë tërë jetës së tyre.

Por, shpeshherë jemi shokuar nga pamjet e shpërndara nëpër rrjetet sociale me keqtrajtim ekstrem të kafshëve. E kafshët nuk po trajtohen mirë as pasi nuk janë gjallë.

Të shqetësuar më gjendjen jo të mirë, dy profesorë universitarë i kanë bërë një kërkesë të veçantë kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Profesori Arsim Gërxhaliu dhe Lulzim Tafa i kanë kërkuar kryetarit Ahmeti, që të caktohet një lokacion për t’i varrosur kafshët e tyre.

“pas caktimit të këtij lokacioni, nëse komuna nuk do të sigurojë foondë të për rregullimin e këtyre hapësirave, atëherë ju sigurojmë se do të angazhohemi që të gjejmë donatorë që do të investojnë në rregullimin e tyre”, kanë thënë profesorët.

Kjo është kërkesa e tyre e plotë:

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...