Hapet qendra e dytë për të moshuarit në Prishtinë

Prishtina

Hapet qendra e dytë për të moshuarit në Prishtinë

Nga: Z.B Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:42
Foto

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se në Prishtinë do të hapet edhe qendra e dytë për të moshuarit hapet të enjten, përcjell “Bota sot”.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, kuzhina e parë statike që do të shërbejë për të ofruar ushqim të ngrohtë për ata që kanë nevojë do të hapet javën që vjen.

Postimi plotë:

Drejtoria e Mirëqenies dhe Zyra e rigjenerimit Urban vijnë edhe me një punë të mrekullueshme. Qendra e dytë për të moshuarit hapet të enjten.

Kuzhina e parë statike që do të shërbejë për të ofruar ushqim të ngrohtë për ata që kanë nevojë do të hapet javën që vjen.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat