Ahmeti: Bashkë mund ta mbajmë Prishtinën tonë të pastër

Prishtina

Ahmeti: Bashkë mund ta mbajmë Prishtinën tonë të pastër

Nga: Z.B Më: 8 prill 2019 Në ora: 22:50
Foto

Kryetari i komnës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DShPMSh) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë identifikuar 141 deponi ilegale në komunën tonë, përcjell “Bota sot”.

Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se, një numër i madh i deponive të identifikuara gjenden në prona private të cilat do duhej të largoheshin nga pronarët.

Postimi plotë:

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DShPMSh) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë identifikuar 141 deponi ilegale në komunën tonë. Si rrjedhojë e këtij hulumtimi, nga sot kemi filluar largimin sistematik të këtyre deponive, gjë që do të vazhdojë përgjatë dy muajve të ardhshëm.

Një numër i madh i deponive të identifikuara gjenden në prona private të cilat do duhej të largoheshin nga pronarët. Njoftojmë që, për shkak të ndikimeve të ndryshme negative që kanë këto deponi, ne do i largojmë ato nëse e njëjta nuk bëhet nga vet pronarët.

Falenderoj stafin nga DShPMSh, Inspekcioni, GIZ, PASTRIMI, DARDANIA dhe KMDK për punën e palodhëshme.

Njëkohësisht u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm lidhur me hudhjen e mbeturinave të tyre.

Bashkë mund ta mbajmë Prishtinën tonë të pastër.

Medina Braha

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat