Rregull i ri: Të gjitha veturat që konfiskohen në Prishtinë tani do të mbahen deri në 5 ditë

Prishtina

Rregull i ri: Të gjitha veturat që konfiskohen në Prishtinë tani do të mbahen deri në 5 ditë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 17:39
Ilustrim

Të gjitha veturat që do të konfiskohen tani e tutje në Komunën e Prishtinës  do të mbahen në Fushë Kosovë deri në 5 ditë.

Kjo rregull e re në transportin e kryeqytetit do të hy në fuqi nga data 15 prill, ku çdo veturë që konfiskohet nga ‘merimanga’ do të mbahet 2 deri në 5 ditë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i ri i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport.Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka thënë Tahiri.

Kjo masë e re është caktuar me qëllim që të evitohen parkimet pa leje dhe taxit ilegale të largohen nga komunikacioni në kryeqytet pasi po shkaktojnë probleme të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat