Kryeministri Haradinaj viziton varrezat e dëshmorëve të Prishtinës

Prishtina

Kryeministri Haradinaj viziton varrezat e dëshmorëve të Prishtinës

Nga: A.SH Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka shkuar se, në nderim të dëshmorëve të Prishtinës, kam bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani.

Ai më tej shkruan se, misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë.

Postimi i plotë:

Në nderim të dëshmorëve të Prishtinës, kam bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani. Në ditën e sotit kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe dëshmorët e martirët e Betejës së Marecit. Misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë, dhe betim yni se ky ishte brezi i fundit që u flijua për atë që është fituar një herë - për tokën, lirinë dhe të drejtën tonë.

RH

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat