Polica jep detaje për arrestimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve - Bota Sot
Polica jep detaje për arrestimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve

Prishtina

Polica jep detaje për arrestimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve

Nga: A.ZH Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:13
Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

(E plotësuar) - Gjatë ditës së sotme është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti.  Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie dërguar nga Stacioni i Autobusëve, të cilët kanë treguar edhe arsyet e arrestimit të Hotit.

“Arsyet e arrestimit të drejtorit janë: sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve”. Sipas tyre, Luan Hoti tani gjendet në stacionin policor jugu në Prishtinë.

E Policia e Kosovës ka treguar se në Stacionin e Autobusëve ka ndodhur një përleshje mes dy personave.

“Sot në stacionin policor jugu ne Prishtine janë intervistuar dy persona lidhur me një mosmarrëveshje qe palët kanë pasur ne vendin e tyre te punës. Pas konsultimit te Prokurorit te shtetit nuk është iniciuar rast. Palët janë udhëzuar qe kontestin e tyre ta zgjedhin në institucionet kompetente”.

Sot pas dite është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin e ka kanë konfirmuar përfaqësuesit e punëtorëve të ‘’Stacioni i Autobusëve’’ Prishtinë, përmes një njoftimi për media.

"Arsyet e arrestimit të drejtorit është sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve, i njejti është tani gjindet në stacionin policor jugu në Prishtinë", thuhet në njoftim./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...