“Liria e Kosovës është më e bukur me Batalionin Atlantiku”

Prishtina

“Liria e Kosovës është më e bukur me Batalionin Atlantiku”

Nga: Beqir Sina - Prishtinë Më: 20 prill 2019 Në ora: 08:11
Filmi dokumentar ‘Batalioni i Atlantikut’

PRISHTINE : Të premten në Prishtinë, në kuadër të “Udhëtimit të Lirisë”,  u shfaq filmi dokumentar ‘Batalioni i Atlantikut’, dedikuar këtij batalioni me rastin e 20 vjetorit të saj një prodhim i Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Në shfaqjen e kësaj premiere, morën pjesë dhjetra qytetar të Prishtinës, pjestar të familjve të luftëtarve të këtij batalioni, nga Kosova, dhe SHBA, diplomat kosovar e të huaj, deputet të kuvendit të Kosovës, shkrimtar, gazetar, producent dhe protagonistët e këtij filmi, të cilët ndodhën këto ditë në Kosovë në shënim e 20 vjetorit të Batalionit Atlantiku -.

Filmi dokumentar:Batalioni Atlantiku, i cili është i zhanrrit të metrazhit të gjatë,  pos tjerash sjell rrefime dhe kujtime shumë emocionale të dhëna këto nga 20 vjet më parë dhe sot nga ata që ishin protagonistët,  të cilët si 20 vjet më parë që flasnin me plotë trimëri e krenari, flasin  tani  me shumë modesti...rrëfime këto qe vine nëpërmjet xhirimeve të kohës madje edhe të pashfaqura më parë, të cilat na i sjell producenti  i këtij filmi Ridvan Berisha dhe ekipi i tij që ka realizuar filimin “Batalioni Atlantiku”.

Duke parë rrëfimin e Batalionit Atlantiku në këtë film dokumentar të metrazhit të gjatë papritmas të kujtohen arsyeshëm vargjet e Fan Nolit me të cilin filion dhe mbyllet ky film dokumentar :: ‘Mbahu, Neno, mos kij frikë, se ke djemtë n’Amerikë", vargje të cilat këto, kopozitori i filmit, i ka përpunuar me një muzik dhe jo pa qëllim i ka përzgjedhur ato vargje në fillim edhe në mbarim, qe të marrim një mesazh nga Amerika - nga shqiptarët e Amerikës, por që edhe të na jap një “zë” aq prekës dhe aq motivues,  i cili të mban në ankthin e tij deri që nga fillimi e deri në përfundim të filimit.

Mirëpo, duhet cekur se shumë filma janë bërë e do të bëhen për këtë luftë të lavdishme të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, UCK-ës, nga producet shqiptar dhe të huaj - dhe natyrisht që secili prej tyre  gjithmon ka sjellur një dicka të vecant, duke i bërë këta fillma  nga më të shikuarit, dhe më të vlerësuarit, madje disa prej tyre  janë edhe fitues cmimesh kombëtar e ndërkombëtar të festivaleve të filmit.

Të gjithë filmat me Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, ose luftën e popullit të kosovës për liri nuk janë  nga  ata filma që thirren “Fiction”, por, janë nga ata filma që bota e kinematografisë botërore i quan tashmë “True Story” dhe njeihen si filma me ngjarje të përjetuara.

Për nga vlerësimi dhe rëndësia i tillë prej nga shfaqja e parë ishte edhe filimi Batalioni Atlantiku me ish luftëtarët nga Amerika, i cili ka sjellur nëpërmjet rrëfimeve  ashtu si kan ndodhur ngjarjet e atëhershme, me një mjeshtri të rrallë kinematografike - duke e bërë pjesë edhe filimin Batalioni Atlantiku si pjesë e filmave të rëndësishëm të filmave për UCK dhe luftën e në Kosovë.

Mbase si u shprehen vet protagonistët , ekipi realizues dhe shikuesi nga Prishtina, se i tillë ishte dhe mbrëmë në kineman e Prishtinës edhe filmi dokumentar:Batalioni Atlantiku, i Producentit ekzekutiv, Ridvan Berisha, Xhymret Veliu, me , regjinë e Ilir Kabashit,  dhe skenarin e Ridvan Berisha Xhymret Veliu, kamera e Arben Llapashtica, montazhi i Besart Halimi, dhe kompozitor Memli Kelmendi.

Karakteret e këtij filmi për ndryshe janë vet protagonistët e UCK-ës, Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, të cilët tani “nxjerrin” edhe sekretet e tyre, dhe të paditura më parë.

Shumë interesante në rrëfimet e saj erdhi Linda, vajza gjashtëmbëdhjet vjecare, athere kur nisa lufta, e cila mbasi tregojë se si "kishte genjyr athere eproret e saj me moshen, nga 16 vjec duke fallsifikur dokumentat si 18 vjecare, tha se kush ishte edhe ai djali që kemi parë shpesh her në fotografi me atë shallin e lidhur në kokë me flamurin amerikan -” ishte dëshmori Mehmet Bytyqi” tha ajo. 

Ardian Grajqevci - një prishtinali që mbante në Batalionin Atlantiku nofkën “Gjyshi”, tregojë se paraqitja e tyre në zonat e luftës në Prishtinë, dhe Pashtrik, me uniformat e Ushtrisë Clirimitare të Kosovës, dhe simbolet e UCK dhe në njërin krah flamurin amerikan, dhe komunikimi i tyre vetëm anglisht, i kishte corjentuar ushtarakët serb, në komunikimim me autoritetet e tyre ushtarake, nëpërmjet radarve dhe radio transmetuesve, duke informuar qendrat e komandës së tyre - se “Trupat amerikane” simabs tyre kishin zbarkuar në Kosovë dhe po luftonin ushtrinë sebe.

Një shqipëri i tërë në miniature tah duke folur në këtë film ish komandat Gani Shehu, i cili edhe mori një plagë të rëndë nga kjo luftë : “Themelimi i këtij Batalioni ishte me një mision të posaçëm dhe të shenjtë, për t’iu treguar edhe Kosovës edhe Shqipërisë se, edhe pse shqiptarët largohen nga atdheu në momente të caktuara, atëherë kur thërret vendlindja, kur thërret atdheu, shqiptarët janë të gatshëm çdoherë t’i lënë shtëpitë dhe familjet e tyre, biznesin dhe t’i përgjigjen atdheut. Këta pra ishin ata burra dhe një vajzë 16 vjecare që iu përgjigjen atdheut të tyre, pa ndarje krahinore, fetare apo bindejte e tyre politike”, tha Gani Shehu.

Uk Lushi, ose si e kan thirruar ata në kohën e luftës”Qitapi” i Batalionit Atlantiku, mbas aftësisve të tij për të shkruar, u shpreh se : “ Ne me të vërtet asnjeri nuk e dinim se cfarë thuhej e shkruhej për ne në atë kohë, por mësuam se  në SHBA, Europë, Australi, Afrikë e Azi mediat më prestigjoze kudo  jepnin lajme të mëdha se nga SHBA në Kosovë po lutonin shqiptaro amerikan për clirimin e Kosovës,”

Gjatë këtij filmi me rrëfimet e tyre pothuajse në cdo insert erdhën të gjithë ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, nëpërmjet rrëfimeve të tyre herë herë shumë interesante por nuk munguan edhe rrëfimet gazmore, ndërsa prezantoheshin në nisjen e tyre në hotelin Royal Regency në Yonkers Nju Jork, që është edhe pikë nisja e tyre.

Fotografia qe kemi pare ushtaret e batalionit Atlantiku mbi nje kamion me uniforma dhe arme , tregon ne kete film Arber Krasniqi i ishte "marre" nje prizerenasi ne rruge, dhe kemi hipur te gjithe ne Operacionin "Shigjeta" nw zonwn e Pashtrikut, tha ai.

 Udhëheqësi i batalionit “Atlantiku”, Hysni Syla dhe ish komandant i Flotës Ushtarake Detare Shqiptare (FUDSH), Skënder Doçi rrefyen se si i përzgjodhën ushtarët dhe cfarë kriteresh kishte atëhere, për nga mosha, ata treguan se cfarë atmosfere guximi dhe krenarie të paparë mbizontronte në syt e zëmrën e cdonjerit prej tyre, dhe që të gjithë me zor presinin të rroknin armët dhe të luftonin armikun duke cliruar Kosovën.

 Producenti i këtij fili  cili ka pasur sukses më parë në Nju Jork, në premierën e filmit dokumentar “Pagëzimi” të RTK - së, tha se film dokumentar Batalioni Atlantiku është i realizuar në çdo standard dhe është një mundësi e mirë për të njohur historinë e “Batalioni i Atlantikut” jo vetëm në Amerikë, por në Kosovë, Shqipëri, viset shqiptare dhe diasporë. 

“Ky film tregon për një periudhë të luftës, është ndërtuar një produkt televiziv që mos t’i ik asnjë detaj”, tha Berisha .  Ai bëri me dije se në këtë film ka pamje që nuk janë shfaqur deri më tani. Filmi sipas Berishës është material i ndërtuar me xhirime të kohës që do të i japin vlerës dokumentar.

Ndërsa, Xhymret Veliu kryeredaktor i RTK1, vlerësoi se ky film është me rëndësi për historinë. ‘Ka intervista që janë marrë nga ish protagonistët pjesëtarët e “Batalioni i Atlantikut. Ndërkohë, që bëhet fjalë për njerëz që kanë lindur në Amerikë, një pjesë e tyre janë prej njerëzve jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Malësia, nga Maqedonia, ata janë lidhur me dashurinë për atdhe”, tha Veliu .

Ilir Kabashi, Regjisori i njohur kosovar i cili është i njohur në publikun shqiptar në Amerikë, në .pjemasmarrjen e tij në “Neë York International Independent Film & Video Festival”.

Tha se : “Liria e Kosovës është më e bukur me Batalionin Atlantiku. Nëse filmi ju ka pëlqyer është meritë e Batalionit dhe ekipit të filmit. Nëse filmj s’iu ka pëlqyer fajtor jam unë..jemi ne që e realizuam”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat