Njeriu i Shpend Ahmetit emërohet në krye të sektorit të pronës në Komunë - Bota Sot
Njeriu i Shpend Ahmetit emërohet në krye të sektorit të pronës në Komunë

Prishtina

Njeriu i Shpend Ahmetit emërohet në krye të sektorit të pronës në Komunë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 21:07
Komuna e Prishtinës

Xhevdet Zani, i cili aderoi nga Lëvizja Vetëvendosje në Partinë Social Demokrate është punësuar në krye të një dikasteri në komunën që udhëhiqet nga kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Mësohet se Zani bën pjesë në strukturat udhëheqëse në komunën e Lipjanit.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës e shpalli si më të mirin në konkursin “Udhëheqës i Sektorit për pronë, i shpronësimit dhe këmbimit, në kuadër të Drejtorisë së Pronës”
 

Image

“Komisioni përzgjedhës i shërbimit civil gjatë shqyrtimit të aplikacioneve ka verifikuar se gjithsej 2 kandidatë i kanë plotësuar kushtet për t’i ftuar ne testin me shkrim lidhur me pozitën – Udhëheqës i Sektorit për pronë, i shpronësimit dhe këmbimit, në kuadër të Drejtorisë së Pronës. Andaj KPSHC, ka propozuar emërimin e Xhevdet Zani me 78 pikë. Propozimi është miratuar nga Kryetari i Komunës, si udhëheqësi më i lartë administrative, pa ndonjë vërejtje”, thuhet në vendim e komunës.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...