Hapet gropë midis asfaltit

Prishtina

Hapet gropë midis asfaltit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 11:23
Hapet gropë midis asfaltit

Një gropë është hapur midis asfaltit në rrugën “Adrian Krasniqi” në Prishtinë, konkretisht afër ambasadës së Zvicrës që gjendet në Lagjen e Muhaxherëve.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që në këtë lagje ku po bëhen ndërtime të larta ka shembje dheu, hapja e një grope të tillë nuk ka ndodhur më herët.

Gropa është hapur paraditen e së hënës ndërsa banorët që jetojnë në këtë lagje  thonë se kjo ka ndodhur për shkak të qarkullimit të kamionëve të shumtë që po sjellin material ndërtimor.

Pavarësisht kësaj qarkullimi i  veturave dhe kamionëve ka vazhduar, ndërsa banorët janë të shqetësuar në lidhje me këto që po ndodhë.

Ditë më parë po në këtë lagje është shembur dheu afër një punishteje ku po bëhet një ndërtim i lartë me ç’rast disa familje janë detyruar që të evakuohen.

Lagja e Muhaxherëve kohëve të fundit është shndërruar në një kantier ndërtimi pasi që ka filluar ndërtimi i shumë banesave në këtë pjesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat