Studentët kërkojnë të jenë të lirë dhe pa ndikime politike, paralajmërojnë protesta

Prishtina

Studentët kërkojnë të jenë të lirë dhe pa ndikime politike, paralajmërojnë protesta

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:34
Studentët kërkojnë të jenë të lirë dhe pa ndikime politike, paralajmërojnë protesta

Përfaqësues të organizatës studentore “Reforma”, e kanë kundërshtuar politizimin e Bordit Drejtues të UP-së, e po ashtu ndërhyrjen në punën e Parlamentit Studentor.

Të hënën ata kanë organizuar një aksion simbolik, në oborrin e Rektoratit, duke vendosur kështu pankarta, në të cilat thuhej se “Nuk duam bord politik”, “UP- Telekom”, e “Kundër seksizmit”.  Megjithatë, dyert e institucionit, ku i adresuan ankesat e tyre, sot ishin të mbyllura.

Edison Bibaj , përfaqësues i kësaj organizate tha se nuk dëshirojnë që edhe  Universiteti i Prishtinës të bëhet si Telekomi ku partitë politike kanë  punësuar  familjarë dhe militantë partiakë.

Bibaj:Nuk do të lejojmë që edhe UP të shndërrohet në institucion ku të punësuarit janë partiak

“Studentët nuk dëshirojnë që edhe Universiteti i Prishtinës sikur Posta dhe Telekomi i Kosovës ku partitë politike e kanë mbushur me të punësuar familjarë e partiakë të tyre. Universiteti për ne është i shenjtë dhe studentët nuk e lejojnë këtë dukuri shumë shqetësuese t’i ndodhë edhe UP-së... Ne si përfaqësues të studentëve nuk mund të lejojmë që edhe UP të shndërrohet në një institucion ku të gjithë të punësuarit janë partiak e politikë ashtu siç po ndodh me postën dhe Telekomin e Kosovës. Si studentë e shohim në rend të parë interesin e Universitetit para interesave të individëve të caktuar”, tha  Bibaj.

Sipas tij, bordi drejtues i UP-së që sipas tyre është partiak, ka arritur të shtyjë edhe zgjedhjet për anëtarin e ri të Këshillit Drejtues që votohen në senatin e UP-së. Këto ndikime, siç thonë ata, kanë ardhur pikërisht nga këta të fundit, duke politizuar disa deputetë të Parlamentit Studentor.

Bibaj: Ky vendim është më shumë për përfitime personale

“Vendimi i fundit, është që studentët të cilët mendojnë se duhet të përgatiten për të regjistruar nivelin master dhe doktoraturë, në Senatin e Universitetit është votuar që duhet të kryejë një kurs me pagesë, për gjuhë të huaja. Kjo është e pa pranueshme, ku vërehet qartë se e kanë për përfitime personale, disa individë këtu brenda Universitetit”, tha Bibaj.

Studentët u kanë bërë thirrje subjekteve politike dhe liderëve të tyre, që të kenë liri të plotë , pa presione, në mënyrë që të veprojnë të pavarur. Këto pakënaqësi, Edison Bibaj thotë se i kanë adresuar edhe në rektorat, për çka thotë se nga nesër do të organizojnë edhe protesta, në mënyrë që të kundërshtojnë  ndërhyrjen  në Parlamentin Studentor dhe gjendjen në UP.  Ata patën ankesa edhe për mungesë të literaturës, për nepotizëm, seksizëm dhe plagjiaturë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat