Ja me çfarë mbyllet gropa e hapur midis asfaltit

Prishtina

Ja me çfarë mbyllet gropa e hapur midis asfaltit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:15
Pamje nga video

Sot në mëngjes media raportoi për hapjen e një grope midis asfaltit në rrugën “Adrian Krasniqi” në Prishtinë.

Pasdite dy punëtorë të një kompanie private me një kamionetë kanë dal duke e mbuluar atë me zhavorr.

Hapja e gropës midis asfaltit është bërë si pasojë e kalimit nëpër këtë rrugë të kamionëve të rëndë që bartin material ndërtimor për kompanitë që po ndërtojnë banesa në Lagjen e Muhaxherëve.

Në këtë lagje shumica e shtëpive të vogla janë zhdukur për t’ua lëshuar vendin ndërtimeve të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat