Komuna e Prishtinës hap dy kuzhina për familjet në nevojë

Prishtina

Komuna e Prishtinës hap dy kuzhina për familjet në nevojë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:04
Komuna e Prishtinës hap dy kuzhina për familjet në nevojë

Sot janë hapur dy kuzhina statike që do të ofrojnë ushqim falas për familjet që kanë nevojë.

Këtë e bëri të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.

I pari i Prishtinës theksoi se këto kuzhina janë hapur në lagjet “Aktash” dhe “Tophane”.

“Sot hapëm dy kuzhina statike për familjet në nevojë. Çdo mbrëmje, në Tophane dhe Aktash prej orës 18:00 ushqim i nxehtë për të gjithë qytetarët që kanë nevojë. Sa më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat