Mbillen 30 fidanë në oborrin e Kampusit universitar - Bota Sot
Mbillen 30 fidanë në oborrin e Kampusit universitar

Prishtina

Mbillen 30 fidanë në oborrin e Kampusit universitar

Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:46
Oborri i Kampusit Universitar

Në kuadër të Javës së Tokës janë mbjellur rreth tridhjetë fidanë dhe është pastruar gjithë hapësira brenda Kampusit Universitar nga organizata “Let’s do it Kosova” në bashkëpunim me rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe komunën e Prishtinës.

Përfaqësuesi i “Let’s do it Kosova”, Besnik Shabiu tha se ky aksion është simbolik në mënyrë që të shtohet vetëdijesimi më i madh te qytetarët.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se ky do të jetë aksioni i fundit në këtë kampus, sepse sipas tij ky duhet të jetë vendi i fundit që duhet të pastrohet, por që nga ky vend t’iu bëhet thirrje të gjithëve për pastrim. Të njëjtën kërkese e kishte dhe prorektorja Myrvete Badiviku,  e cila u shpreh se kjo ditë është simbolike dhe në kuadër të kësaj ata janë organizuar që të pastrohet dhe mbillen  fidanë brenda kampusit të universitetit.

Kurse, nga komuna e Prishtinës, Fatbardha Mehmetukaj bëri të ditur se do të mbillen tridhjetë fidanë dhe se në këtë formë do të vazhdojnë dhe ditëve në vazhdim. Ndryshe çdo vit më 22 prill shënohet Dita e Tokës, ku vazhdimisht bëhet thirrje që të ruhet sa më shumë ambienti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...