Arrihet marrëveshja për derivate, kompania "Pastrimi" vazhdon me grumbullimin e mbeturinave

Prishtina

Arrihet marrëveshja për derivate, kompania "Pastrimi" vazhdon me grumbullimin e mbeturinave

Më: 26 prill 2019 Në ora: 13:41
Ilustrim

Kompania ‘Pastrimi’ njofton se pas marrëveshjes së mirëkuptimin me furnitorin e derivateve, do të vazhdojë ofrimin e shërbimit për qytetarët në grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave.

“Ju njoftojmë se për shkak të gjendjes së vështirë financiare në të cilën gjendet Kompania KRM ''Pastrimi'' SH.A- Prishtinë, me rastin e bllokimit të llogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës KMDK-së, Kompania KRM ''Pastrimi'' SH.A Prishtinë, i njofton qytetarët se pas Marrëveshjes së Mirëkuptimit me furnitorin e furnizimit me derivate, u mundësua furnizimi me naftë në mënyrë që të vazhdohet operimi në ofrimin e shërbimit për qytetarët në grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë theksohet se edhe Komuna e Prishtinës ka ofruar ndihmë në furnizim me naftë në sasi prej 4.000 (katër mijë) litra.

“Kompania ''Pastrimi'' shpreson të hasë në mirëkuptim nga ana e Kompanisë për Menaxhimin e Deponisë të Kosovës, KMDK-së në mënyrë që të zhbllokohen xhirollogaritë bankare të KRM ''Pastrimit'' për funksionim normal të Kompanisë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët veprimtari kjo me rëndësi të veçantë jetike”, thuhet në fund të komunikaës nga Kompania KRM ‘Pastrimi’ në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat