Një grup i arbëreshëve të Zarës vizitojnë Prishtinën

Prishtina

Një grup i arbëreshëve të Zarës vizitojnë Prishtinën

Më: 27 prill 2019 Në ora: 06:58
Prishtina

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, sot në Prishtinë do të vijë një grup i arbneshëve të Kroacisë. 

Në mesin e tyre do të ketë studentë të Dalmacisë, drejtorë të tri shkollave dhe përfaqësues nga Ministria Kroate e Arsimit, drejtorë të arsimit të Zarës, profesorë fakulteti, si dhe nxënës të shkollës fillore “Kruno Krstic” dhe të gjimnazit “Vladimir Nazaro” të Zarës.

Gjatë vizitës në Prishtinë ata do të vizitojnë katedralen “Nëna Terezë”; Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Muzeun Kombëtar në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat