Prishtina e qetë për 1 maj, rrugët pa vetura

Prishtina

Prishtina e qetë për 1 maj, rrugët pa vetura

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:39
Pamje nga Prishtina

Në mbarë botën sot është shënuar 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Por, jo në të gjitha vendet kjo festë festohet njësoj. Në disa vende më 1 maj organizohen protesta e në disa vende tjera është thjeshtë ditë feste.

E ngjashëm ndodh në Kosovë. Pikërisht për 1 maj institucionet shtetërore e kanë ditë pushim. Por për dallim prej viteve tjera këtë vit, BSPK-ja organizoi protestë duke kërkuar kështu mirëqenie dhe rritje të pagës minimale për punëtorët.

Mirëpo pavarësisht protestës, disa qytetarë zgjedhin mënyrë tjetër për të shënuar këtë ditë. Shumica prej tyre vendosin të udhëtojnë diku jashtë Kosove, e disa të tjerë e zgjedhin parkun e Gërmisë për të kaluar pasditen e 1 majit.

E mu për këtë, Komuna e Prishtinës sot ka ndaluar qarkullimin e automjeteve përpos linjave të autobusit drejt parkut Gërmia, madje janë bllokuar edhe disa rrugë në kryeqytet.

Në disa fotografi të realizuara nga Arif Muharremi në mëngjes, vërehet një Prishtinë ndryshe, më e qetë dhe pa vetura.

Për më shumë shikoni fotografitë më poshtë. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat