PDK bën përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Prishtinë

Prishtina

PDK bën përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Prishtinë

Nga: A.SH Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:36
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin po bëjnë përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Degën e PDK-së në Prishtinë.

Ministri Ismaili përmes facebook ka shkruar se, me këtë proces demokratik do të kompletohet shtrirja e PDK-së në gjithë kryeqytetin.

“Së bashku me Kryetarin Kadri Veseli po i bëjmë përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Degën e PDK-së në Prishtinë. Me këtë proces demokratik do të kompletohet shtrirja e PDK-së në gjithë kryeqytetin. Së shpejti do të konsolidohen në tërësi strukturat tona dhe do të fillojë një mobilizim i jashtëzakonshëm qytetar për platformën që do të zgjidhë problemet e qytetit tone”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat