Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së në Prishtinë

Prishtina

Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së në Prishtinë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:25
Uran Ismaili

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri Ismaili, i cili ka thënë se pas një pune të madhe lagje për lagje dhe fshat për fshat, sot edhe zyrtarisht ka dorëzuar kandidaturën për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë.

“Duke synuar një Prishtinë më të mirë, kam vendosur që angazhimin tim politik e partiak ta përqendroj në qytetin tim. Energjinë e Dekadës së Re synoj ta shndërroj në një forcë që e transformon marrëdhënien mes PDK-së dhe Prishtinës, që PDK-së i jep një identitet të ri, kurse Prishtinës vëmendjen që e meriton”, ka thënë Ismaili.

Më tej, ai ka shtuar se Prishtina nuk duhet të jetë vetëm kryeqytet ku përqendrohet jeta politike e Republikës, por edhe qytet i jetueshëm për qytetarët e saj.

“Përvojat tona negative me qeverisjet e kaluara le t’i përkthejmë në përpjekje të përbashkët pozitive për Prishtinën tonë! Është koha që vizioni për një Prishtinë funksionale të bëhet realitet!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat