Komuna e Prishtinës gjoba për kompanitë e taksive - Bota Sot
Komuna e Prishtinës gjoba për kompanitë e taksive

Prishtina

Komuna e Prishtinës gjoba për kompanitë e taksive

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:30
Ilustrim

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës ka shqiptuar gjoba për të gjitha kompanitë e taksive te të cilat janë vërejtur më tepër vetura në qarkullim se sa leje nga organet përkatëse.

Përmes një komunikate për media kjo drejtori paralajmëron kontrolle të shtuara në këtë drejtim dhe masa më të ashpra.

“Duke e pasur parasysh kërkesën e vazhdueshme për hapjen e kompanive të reja të taksive, njoftojmë kompanitë aktuale që t'iu përmbahen rregullave, për shkak se në të kundërtën rrezikojnë t'i humbin licencat. Nuk mund të operohet në kryeqytet me leje nga komunat e tjera, e aq më pak pa leje fare”, thuhet në komunikatën për media, duke mos dhënë më tepër detaje rreth shumës së gjobave të shqiptuara deri më tash për kompanitë e taksive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...