PDK: Shpend Ahmeti e ka harruar Prishtinën - Bota Sot
PDK: Shpend Ahmeti e ka harruar Prishtinën

Prishtina

PDK: Shpend Ahmeti e ka harruar Prishtinën

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:49
PDK

(E plotësuar) - Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë hapi sot ekspozitën për qytetin e Prishtinës para objektit të Komunës me sloganin “Kryeqyteti i Kosovës nuk e meriton këtë keqqeverisje tash e 20 vjet”.

Vivianit Fejza, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë, tha me këtë rast se kryetari  Prishtinës Shpend Ahmeti e ka harruar kryeqytetin dhe është duke u marrë me dialogun Kosovë-Serbi.

Fejza tha se Ahmeti duhet ta marrë shembull punën që po kryen kryebashkiaku Erion Veliaj në Tiranë.

Fejza: Tash e 20 vjet Prishtina është duke u degraduar

“Ne kemi bërë këtë ekspozitë për qytetin e Prishtinës, me të vetmen arsye, sepse tash e 20 vjet kryeqyteti  i Kosovës, Prishtina, është duke u keq qeverisur, është duke u degraduar jo rastësisht shumë portale të njohura evropiane dhe botërore janë duke shpallur Prishtinën si qyteti i shëmtuar. Për fatin e keq, ne jetojmë këtu ne mendojmë që edhe fëmijët tanë do të rriten këtu dhe duhet krijuar një qasje për politikanët që kandidojnë për kryetar të Prishtinës që mos të shfrytëzojnë  komunën vetëm si trampolinë për pozita qeveritare. Pra, Prishtinën duhet dashur”, tha Fejza.

Sipas tij, Prishtinës i mungon infrastruktura rrugore, çerdhet shkollat etj. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë edhe anëtarë të rinj të kësaj partie në Prishtinë.  

PDK: Shpend Ahmeti të marrë mësim nga Erion Veliaj

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë hap ekspozitën për qytetin e Prishtinës para objektit të Komunës së Prishtinës me sloganin “Kryeqyteti i Kosovës nuk e meriton këtë keqqeverisje tash e 20 vjet”.

Vivianit Fejza, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë, tha me këtë rast se kryetari Prishtinës Shpend Ahmeti e ka harruar kryeqytetin dhe është duke u marrë me çështje nacionale, me bisedime Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Prishtinës i mungon infrastruktura rrugore, çerdhet, shkollat etj. Fejza tha se Ahmeti duhet ta marrë shembull për të mirë punën që është duke bërë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...