Të rinjtë e PDK-së: Rinia e meriton lëvizjen e lirë

Prishtina

Të rinjtë e PDK-së: Rinia e meriton lëvizjen e lirë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:12
Të rinjtë e PDK-së

Për të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, është momenti i fundit që Bashkimi Evropian të pranojë Kosovën në gjirin e saj.

Ky është mesazhi që këta të rinj kanë zgjedhur të përcjellin sot, në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës.

Ata kanë zgjedhur sheshin ‘Nënë Tereza’ për të zhvilluar aksionin e tyre, duke treguar se shqiptarët gjithmonë kanë kontribuar për mbarë njerëzimin.

Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës tha se në këtë aktivitet janë mbledhur të rinjtë nga të gjitha degët e PDK-së.

Bislimi: Koha e fundit për BE-në të pranojë Kosovën në gjirin familjar

“Përmes këtij aktiviteti simbolik, dëshirojmë të përçojmë mesazhin e njëjtë dhe shqetësimin tonë drejtuar vendeve të BE-së. Jemi pak minuta para orës 12, që në mënyrë simbolike të përçojmë edhe idenë se është koha e fundit për BE-në që edhe neve si rini kosovare, edhe Republikën e Kosovës, ta pranojë në gjirin familjar të familjes së madhe të BE-së, aty ku ne gjithmonë e kemi pasur vendin dhe i takojmë”, tha ai.

Bislimi tha se të rinjtë e Kosovës kanë potencial të madh, dhe se me lëvizjen e lirë mundësohet këmbimi i njohurive dhe u mundësohet të rinjve të Kosovës të japin kontributin e tyre.

Bislimi: Rinia e meriton lëvizjen e lirë

“Rinia kosovare ka potencial të madh dhe ka shumë talent, dhe si të tillë e meritojnë lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin me bashkëmoshatarët e tyre kudo nëpër Evropë, që në suaza të lirisë të lëvizjes, të kontribuojnë së bashku për një Evropë më të mirë dhe për një botë më të mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat