Uran Ismaili lëshon akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit për degradim të Prishtinës

Prishtina

Uran Ismaili lëshon akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit për degradim të Prishtinës

Më: 12 maj 2019 Në ora: 12:34
Uran Ismaili

Uran Ismaili ka konfirmuar se në zgjedhjet e ardhshme komunale do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë deklaratë Ismaili që aktualisht mban postin e Ministrit të Shëndësisë e dha sot në Kuvendit Zgjedhor të PDK-së në Prishtinë. Njëherit Uran Ismaili është edhe kandidat për kryetar të degës së Prishtinës në PDK.

“Do të jem kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës… Prishtina meriton më mirë e ne mund të ofrojmë më shumë”, tha Ismaili.

Ai ka lëshuar akuza ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit në kryeqytet. I ka quajtur qeverisje të dështuara.

Uran Ismaili ka kërkuar besimin për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë, në Kuvendin Zgjedhor që po mbahet sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat