Çelaj për Ahmetin: Me qeverisjen e tij, Prishtina po bën vetëm hapa mbrapa

Prishtina

Çelaj për Ahmetin: Me qeverisjen e tij, Prishtina po bën vetëm hapa mbrapa

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:05
Lirak Çelaj

Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK’së në Prishtinë. E pas zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj partie në Prishtinë, Uran Ismailit, ka folur edhe ish-kryetari i PDK’së në kryeqytet, Lirak Çelaj.

Çelaj ka drejtuar kritika ndaj të parit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, për të cilin ka thënë se po e mban peng zhvillimin e kryeqytetit.

“Ne po e jetojmë një qytet pa qeverisje, po e shohim se çka do me thane me qene një qytet pa kryetar. Qyteti po vyshket dhe po bën hapa prapa. Kemi një njeri në pushtet që pranon se ka frikë të ballafaqohet me problemet që i ka Prishtina. Qytetarët tani më janë të vetëdijshëm , që alternativa e vetme për ta qeverisur Prishtinën është PDK” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat