Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjen Dardania

Prishtina

Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjen Dardania

Më: 13 maj 2019 Në ora: 10:18
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, njofton konsumatorët e lagjes ,, Dardania,, në Prishtinë se, që nga ora 08.00 e mëngjesit të ditës së sotme iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

“Rreth orës 07.00 të mëngjesit të ditës së sotme ka pëlcitë gypi i ujit AC me diametër DN 80 milimetra në rrugën ,,Robert Dol,, në Prishtinë”, thuhet  në njoftim.

Theksohet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe sipas parashikimeve teknike të natyrës së defektit, sanimi pritet të ndodhë sot rreth orës 14.00, paralelisht me rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Pa furnizim me ujë të pijshëm janë konsumatorët e pjesës më të madhe të lagjes,, Dardania,, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat