Ahmeti viziton vendin ku u shemb dheu, paralajmëron rrezik nga reshjet e nesërme

Prishtina

Ahmeti viziton vendin ku u shemb dheu, paralajmëron rrezik nga reshjet e nesërme

Më: 13 maj 2019 Në ora: 11:12
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë tha se kushdo që e ka shkaktuar dëmin do ta paguajë dhe do të jap përgjegjësi.

Një pjesë goxha e madhe e dheut, është shembur në lagjen e Muhaxherëve.

Policia ka evakuuar banorët e zonës dhe mësimi në shkollën “Naim Frashëri” është ndërprerë, për shkak të rrezikut.

Poashtu, rryma dhe uji janë ndërprerë në këtë lagje. Shkak i kësaj shembje, besohet të jenë reshjet e shiut dhe shpërthimi i një gypi të ujësjellësit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë tha se kushdo që e ka shkaktuar dëmin do ta paguajë dhe do të jap përgjegjësi. Por, sipas tij frikë mbeten reshjet e shiut që pritet të ndodhin nesër.

” Sipas informatave mbrëmë ka shpërthyet një gyp i ujësjellësit dhe ka shkaktuar një hapësirë brenda tokës, dhe është bërë shembja. E mira e kësaj është që mbrapa nuk banon askush, e së shpejti pritet edhe të rrënohen. Kanë lëvizur edhe shtyllat. Rreziku i vetëm këtu është vinçi, po e shikojmë a me largu a me hjek. Kush do që ka shkaktuar këtë dëm do ta paguajë. Kemi evakuuar banesat përreth. Frikë e madhe është shiu që do të bjerë nesër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat