Rrënohen lokalet afër Katedrales Nëna Terezë - Bota Sot
Rrënohen lokalet afër Katedrales Nëna Terezë

Prishtina

Rrënohen lokalet afër Katedrales Nëna Terezë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:13
Ahmeti ka shkruar se rrënimi i këtyre lokaleve po bëhet pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar sot një video ku shihen duke u rrënuar lokalet në afërsi të Katedrales Nënë Tereza në kryeqytet.

Ahmeti ka shkruar se rrënimi i këtyre lokaleve po bëhet pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Ndërkaq ka 5 vjet që këto lokale kanë mbetur pa u përfunduar, si pjesë e projektit për qendër tregtare nga Ndërmarrja Publike Banesore.

Derisa kishte pasur dy vendime nga Gjykata Themelore e edhe ajo e Apelit, të dyja palët, Komuna e Prishtinës bashkë me Ipeshkvinë e Kosovës, kishin kërkuar revizion në Gjykatën Supreme.

Kjo e fundit, këtë vit, ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe të drejtën e shfrytëzimit të pronës në hapësirën ku janë ndërtuar lokalet, ia ka dhënë Ipeshkvisë së Kosovës.

Supremja pati kërkuar nga Komuna e Prishtinës, që ngastrën kadastrale ku ndodhet objekti i katedrales dhe lokalet t’i bartë në Ipeshkvi, si shfrytëzues afatgjatë.

Më 19 shkurt të vitit 2002, Kuvendi Komunal i Prishtinës i kishte dhënë në shfrytëzim Ipeshkvisë 1.2 hektarë tokë, pjesë që përfshinte edhe rrugët publike si “George Bush” e “Bill Clinton” si dhe objektin e ATK-së.

Vendimin e kishte ndryshuar më vonë, por Ipeshkvia kishte kërkuar kompensim me një tokë diku tjetër prej 5 mijë e 345 metrash katrorë.

Në këtë pikë, Supremja ka refuzuar kërkesën e Ipeshkvisë dhe i ka dhënë të drejtë Komunës së Prishtinës.

Derisa vendimin nuk e ka parë as Ipeshkvia e as Komuna e Prishtinës, kryetari i kësaj të fundit, Shpend Ahmeti, ka thënë se në kontest ka qenë hapësira ku janë ndërtuar lokalet dhe, në bazë të kësaj, lokalet do të rrënohen dhe në këtë hapësirë nuk do të jepet leje për ndërtim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...