Dëmtohet një gyp – Hajvalia, Çagllavica dhe Veterniku pa ujë

Prishtina

Dëmtohet një gyp – Hajvalia, Çagllavica dhe Veterniku pa ujë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 23:10
Foto ilustruese

Përmes një njoftimi për media, K.R.U Prishtina njofton se para pak çastesh është dëmtuar sërish një gyp i ujësjellësit.

Sipas njoftimit, gypi është nga materiali Polietilen me diametër fi 225 mm dhe ndodhet në fshatin Hajvali, por kësaj radhe nga operatorë të KEDS-it.

“Raste të tilla të palëve të tjera, operatorë apo kontraktorë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit ndaj infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Pa ujë të pijshëm deri në orën 01:00 në mesnatë do të mbesin, Hajvalia, Çagllavica dhe Veterniku në tërësi me të gjitha rrugët e lagjes”, thuhet në njoftimin për media të K.R.U. “Prishtina”.

“Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren duke e bërë sërish të pamundurën në rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave të mëdha të lartcekura”, thuhet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat