Policia jep detaje për 38 vjeçarin që vdiq në vendin e punës në Sllatinë

Prishtina

Policia jep detaje për 38 vjeçarin që vdiq në vendin e punës në Sllatinë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Policia ka dhënë detaje për punëtorin që vdiq në vendin e tij të punës. Pasi ra nga lartësia rreth pesë metërshe, gjatë kohës sa ishte duke punuar. Bëhet fjalë për N.E, 38 vjeç.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Tupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Sot ne Stacionin policor ne Fushe Kosove, eshte iniciuar nje rast , Vdekje e dyshimte.

Rasti ka ndodhur ne fshatin Sllatine, saktesisht brenda nje objekti ku viktima ishte duke punuar.

Viktima mashkull N.E (1981), sot rreth ores 11:30 , gjate kohes kur ishte duke punuar, dyshohet te kete rene nga shkallet, nga nje lartesi 4-5 m dhe kishte pesuar lendime te renda trupore.

I njejti menjehere eshte percjelle ne QKUK, ku nga ekipi mjekesor eshte konstatuar vdekja e tij.

Me urdher te prokurorit trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore, ndekohe qe me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse”, tha policia.

Raste të vdekjes së punetorëve në vendin e punës ka pasur edhe muajve të fundit në Kosovë.

***

Një punëtor ka vdekur para 15 minutave, pasi kishte rënë nga ndërtesa në të cilën punonte në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i sindikatës së kompanive të sektorit privat.

Punëtori me inicialet N.H. është nga fshati Sibovc i komunës së Podujevës dhe është rreth 33 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat