Çmenduria e Komunës së Prishtinës, teston alarmin kur sheshet janë të mbushura me femijë

Prishtina

Çmenduria e Komunës së Prishtinës, teston alarmin kur sheshet janë të mbushura me femijë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 12:30
Çmenduria e Komunës së Prishtinës, teston alarmin kur sheshet janë të mbushura me femijë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 qershor), kur sheshet e Prishtinës janë të mbushura me fëmijë ku edhe po zhvillohen aktivitete të ndryshme, komuna po teston alarmin. Kjo edhe ka shkaktuar panikë te qytetarët.

Beriane Mustafa vajza e ish-themeluesit të LDK-së, Xhemajl Mustafës, ka reaguar për këtë veprim të Komunës së Prishtinës.

“Ne Diten Ndrekombetare te Femijeve, kur sheshi eshte mbushte me femije, Komuna e Prishtines e gjene me testu alarmin e rrezikut. Zot jep mend, ku s’ka”, shkruan Beriane Mustafa.

Ky alarm testohet Komuna çdo të shtunë të secilit muaj që fillon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat