Kishte leje vetëm për dy kate, në rrugën ‘B’ rrënohet pjesërisht një objekt

Prishtina

Kishte leje vetëm për dy kate, në rrugën ‘B’ rrënohet pjesërisht një objekt

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 12:28
Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinë gjatë aksionit të zhvilluar sot në Prishtinë ka nisur rrënimin e një pjesë të një objekti banesor në rrugën ‘B’

Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinë gjatë aksionit të zhvilluar sot në Prishtinë ka nisur rrënimin e një pjesë të një objekti banesor në rrugën ‘B’, ndërsa për të mbajtur rendin në këtë aksion morën pjesë edhe forcat policore të Kosovës.

Drejtori i Inspektoratit në kryeqyteti, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se vendimin për rrënim e kanë nxjerrë javën e kaluar, por përkundër kësaj, punimet ende kanë vazhduar, andaj janë detyruar të dalin në terren.

Ai shtoi se rrënimet në këtë objekt banesor kishin filluar edhe vitin e kaluar, por që kanë pronarët kanë nisur ndërtimin përsëri.

Tahiri: Javën e kaluar e kemi nxjerr vendimin për rrënim

“Në këtë objekt rrënim ka pasur edhe vitin e kaluar por pala nuk e ka respektuar vendimin e inspeksionit dhe ka filluar me ndërtim përsëri. Në proces verbalet që kam gjetur një proces verbal të tetorit të vitit të kaluar dhe një tjetër të janarit, sipas inspektorit thuhet se është mbi ndërtim mbi objektin b+2 . Pavarësisht procesverbaleve, pala nuk i ka ndërprerë punimet ndonëse është urdhëruar nga inspeksioni dhe ka vazhduar me punimet. Ne javën e kaluar e kemi nxjerr vendimin për rrënim, vendim i cili e obligon palën që brenda 15 ditëve të filloj të rrënoi vetë objektin dhe në rastin kur vazhdon me punime ndërmarrim masa ne për shkak se pala ka vazhduar me punime", tha ai.

Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës ka përçuar mesazhin te ndërtuesit që mos të bëjnë ndërtime të tilla, pasi fati i njëjtë do t’i përcjellë të gjithë.

Tahiri po ashtu ka thënë se ndaj këtij shkelësi do të merren  masa të tjera siç e parasheh ligji.

Tahiri: Pas zbatimit të vendimit do t’i ndërmarrim edhe masat tjera që parasheh ligji

"Sigurisht pas zbatimit të vendimit ka edhe procedura tjera të cilat i parasheh ligji i ndërtimit të cilat inspektorët e punës janë të obliguar t'i ndjekin deri në fund", tha Tahiri.

Njëri nga bashkë investitorët, Agim Mani duke mos dashur të flasë para kamerës, tha se ata si investitorë nuk kanë bërë shkelje, dhe ka kërkuar që të respektohen afatet ligjore.

Ai tha se vendimin për rrënim e kanë pranuar më datën 27 maj, por për shkak se jetojnë në Zvicër nuk kanë mundur menjëherë të udhëtojnë për në Kosovë.

Mani: Vendimin e kanë lënë në objekt, kemi hapësirë ligjore

“E kanë lënë në objekt jo kemi qenë por ne nuk mundemi me ardhur nga Zvicra në minuta I kemi njoftuar që të hënën vjen pronari ata menjëherë kanë ardhur. Ka ardhur vendimi, por hapësira vendimi ka 15 ditë afat me 27 ka ardhur vendimi, 15 ne kemi pasur hapësirë kemi ardhur këtu, këta menjëherë kanë ardhur për ta  ekzekutuar. Është objekti i parë i ndërtuar në këtë zonë B+2 dhe në 2017 është ndalur legalizimi, rrethanat me ia përshtat me ia dhënë ambientit një pamje më të mirë e kemi rinovuar me i dhënë pamje me të gjitha anët profesionale”, tha ai.

Mësohet se ky objekt ka qenë i planit B+2, dhe se kësaj ndërtese do t’i rrënohen tre kate pasi e ka lejen vetëm për dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat