Mjaftoi një shi për t’i marrë rrugët e Fushë Kosovës

Prishtina

Mjaftoi një shi për t’i marrë rrugët e Fushë Kosovës

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:40
Fushë Kosovë

Fushë – Kosova është një nga qytetet më të mëdha të Kosovës, madje një nga vendet më të banuara momentalisht.

Por, i njëjti qytet shpesh kritikohet për shkak të parregullsive të shumta, veçmas infrastrukturore.

Madje shpesh rrugët e këtij vendi bëhen të pakalueshme, jo vetëm nga ndërtimet e shumta në afërsi të njëra-tjetrës e makinave të shumta, por edhe për shkak të reshjeve atmosferike.

Një shi i pasdites që ra sot ka bërë që rrugët të mbulohen nga uji, duke u bërë të pakalueshme, gjë që ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët.

Ndryshe, Komuna e Fushë-Kosovës udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat