Ja si dukej Prishtina para 70 viteve

Prishtina

Ja si dukej Prishtina para 70 viteve

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 08:26
Foto

Derisa sot kryeqendra e Kosovës po ngulfatet nga ndërtimet e larta e numrit të madh të makinave, dikur ky qytet ishte një vend i qetë, me një mjedis të pastër, ndërsa qytetarët merreshin me zanate.

Kjo pasqyrohet më së miri në imazhet që herë pas here qytetarët ndajnë përmes rrjeteve të tyre sociale.

Është fotografi nga Kosova, Arben Llapashtica ai që në llogarinë e tij Facebook ka postuar disa imazhe të vjetra, të cilat janë të realizuara gjatë viteve 50 – 60’ta, teksa të njëjtat fotografi i ka përpunuar dhe nxjerrë nga disa libra, monografi dhe gazeta të vjetra, shumica nga to janë pjesë e Arkivave të Kosovës.

Për këto fotografi Llapashtica ka shkruar se nuk ka informata të mjaftueshme, prandaj edhe kërkon ndihmën e qytetarëve.

“Qëllimi është në të ardhmen të shtypet një botim i mundshëm, andaj pres edhe nga ju apo familjet e juaja rreth kontributit me fotografi nëpër vite. 
Me keqardhje, në shumicën e fotove autori i tyre është i panjohur”, ka shkruar fotografi duke apeluar për ndihmë tek qytetarët”, ka shkruar ai.

Image
Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat