Premtohet furnizim i rregullt me ujë të pijshëm

Prishtina

Premtohet furnizim i rregullt me ujë të pijshëm

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton konsumatorët se do të ketë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, pas ngritjes së nivelit të ujit në liqenin e Batllavës.

Pas rënieve të fundit të shiut, niveli i ujit në këtë liqen është ngritur 1 metër dhe tash ndodhet 4.06 metra nën kuotën maksimale, ndërkohë që  në liqenin e Badocit ka pasur ngritje vetëm disa centimetrave dhe sot është minus 5 metra nën kuotën maksimale.

KRU" Prishtina"  siguron konsumatorët se furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësia e tij bazuar në standardet e OBSH -së do të jenë në nivel të kënaqshëm.

Konsumatorët kanë obligim shpenzimin racional të ujit të pijshëm, sidomos në sezonin pranverë/ verë, si dhe kryerjen e rregullt të obligimeve financiare ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat