Skandaloze se çfarë po ndodh në komunën e Prishtinës, duhet “me pagu qebapa” për një certifikatë - Bota Sot
Skandaloze se çfarë po ndodh në komunën e Prishtinës, duhet “me pagu qebapa” për një certifikatë

Prishtina

Skandaloze se çfarë po ndodh në komunën e Prishtinës, duhet “me pagu qebapa” për një certifikatë

Nga: D.RR Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:27
Skandaloze se çfarë po ndodh në komunën e Prishtinës, duhet “me pagu qebapa” për një certifikatë

Asamblisti në Komunën e Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjendja në komunën e Prishtinës ka dalë nga binarët, dhe se për një certifikatë të lindjes duhet t’i paguash dikujt qebapa ose “me shti një 5she në zarf”.

Ai shkruan se, “fatkeqësisht nëse sot shkoni edhe kërkoni të nxirrni një dokument gjendja është kthyer si në kohën e Ismet Beqirit”.

Postimi i plotë:

A TË KUJTOHET sikleti kur kishe me e nxjerrë një dokument në Komunë? Të duhej një ditë pune me e harxhu duke pritë e duke u shty me njerëz të tjerë, e duke shëtitë prej sporteli në sportel, ose me i ble qebapa dikujt për me ta kry punën më shpejtë.

Kjo ishte njera nga shprehjet që përdorem gjatë fushatës për të treguar ndryshimin në shërbimet për qytetarët që ishin arritur me qeverisjen e VETËVENDOSJE-së!

Fatëkeqësisht nëse sot shkoni edhe kërkoni të nxirrni një dokument gjendja është kthyer si në kohën e Ismet Beqirit. Duhet me marr nje dite pushim në punë pershkak që ki me prit në rend me orë, e nëse të duhet me marr certifikatën e lindjes origjinale, jo ne letër të bardh, duhet me pagu qebaba ose me shti një 5she në zarf sepse ato i mbajnë vetëm për njerëz të caktuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...