Katër gra heqin veten nga obelisku i NewBorni-it, nuk i pyetën për fotografitë

Prishtina

Katër gra heqin veten nga obelisku i NewBorni-it, nuk i pyetën për fotografitë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 22:22
NewBorn

Katër artiste, pjesë e kolektivit artistik “HAVEIT” nga Prishtina, kanë hequr fotografitë e tyre nga obelisku i “NewBorn”-it katër ditë pas përurimit të pamjes së re të këtij monumenti me fotografitë e 99 grave nga Kosova.

Transformimi i “NewBorn” u bë si dedikim për përpjekjet dhe këmbënguljen e 99 grave të Kosovës, duke u treguar historitë e tyre të suksesit përmes portreteve, kuotave dhe pasqyrimit të gjendjes reale.

Por, Hana Qena, Vesa Qena, Alketa Sylaj dhe Lola Sylaj nga kolekitivi artistik “HAVEIT” kanë hequr fotografitë e tyre nga obelisku i “NewBorn” të martën.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, kolektivi “HAVEIT” ka njoftuar se nuk janë pyetur nga organizatorët që i kanë vendosur fotografitë e anëtareve të grupit në monumentin identifikues të Prishtinës, “NewBorn”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Reclaiming our faces #tiredofnotbeingasked

A post shared by Haveit (@haveeit) on

Ekspozitën me fotografitë e 99 grave e ka krijuar gazetarja Lauren Peace. Kjo ekspozitë, e quajtur ‘Rimarrje’ ose ‘Reclamation’, përmban një aplikacion të shtuar të realitetit interaktiv që luan videot e 99 grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat