Maturantët e Prishtinës i nënshtrohen testit, nuk ka zhurmues të valëve

Prishtina

Maturantët e Prishtinës i nënshtrohen testit, nuk ka zhurmues të valëve

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:00
Ilustrim

Sot po mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës në rajonin e Prishtinës ku 4 mijë maturantë po testojnë njohuritë e tyre në lëndët e gjuhës shqipe dhe angleze.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi sot ka vizituar shkollën “Ali Sokoli” nga ku ka bërë të ditur se në të gjitha qendrat, testimi ka filluar me kohë.

"Shpresoj që gjithçka do shkojë mirë ashtu siç është planifikuar që të jenë rezultatet e duhura. Ne këtu bashkë vizituam shkollën ‘Ali Sokoli’ dhe pamë që gjithçka ka filluar mbarë dhe nuk ka pasur ndonjë problematikë gjatë mbarëvajtjes së testit. Çdo parregullsi që do ndodhë nuk do tolerohet", tha ai.

Sa i përket asaj që është paralajmëruar se do të vendosen zhurmues të valëve, ministri tha se nuk ka arritur të realizohet, por që beson se do të vendosen në pjesën e dytë të testit.

Ndërsa, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, tha se në të gjitha shkollat testimi ka filluar me kohë.

“Janë gjithsej 29 qendra në Prishtinë ku po mbahet testi dhe 4 mijë maturantë.

Në të gjitha shkollat ku janë këta maturantë janë krijuar kushte për zhvillimet e testit këtë vit po vërehet që ka më shumë rregull dhe besoj që rezultatet do jenë reale", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat