Hyrja për në qendër të Prishtinës e bllokuar, krijohet tollovi në komunikacion - Bota Sot
Hyrja për në qendër të Prishtinës e bllokuar, krijohet tollovi në komunikacion

Prishtina

Hyrja për në qendër të Prishtinës e bllokuar, krijohet tollovi në komunikacion

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:47
Pamje nga tollovitë

Për shkak të aktiviteteve të organizuara në nder të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe ardhjes së personaliteteve që kontribuuan në luftën kundër armikut serb, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, gjatë ditës së sotme rrugët e Prishtinës kanë qenë të bllokuara.

Kjo gjë ka shkaktuar trafik në komunikacion, ku me radhë të gjata makinat kanë pritur në radhë për të qarkulluar, përcjellë Indeksonline.

Rrugët kryesore po vazhdojnë të jenë ende të bllokuara, ndërsa të kalueshme janë vetëm ato përreth Prishtinës, duke mos pasur qasje në qendër.

Ndryshe, gjithçka po kontrollohet nga njësitet e Policisë së Kosovës të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në terren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...