Rivendoset fotografia e Adem Jasharit te Pallati i Rinisë

Prishtina

Rivendoset fotografia e Adem Jasharit te Pallati i Rinisë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:42
Fotografia e Adem Jasharit e cila ndodhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

Fotografia e Adem Jasharit e cila ndodhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të rivendoset e re.

Ramadan Selimi, kryetar i Federatës së Boksit tha se menjëherë pas kritikës,  morën iniciativën për rivendosjen e saj.

“Së pari dua t’ju përshëndes juve dhe të ju falënderoj që  para dy ditëve na keni dhënë një  kritikë për mirëmbajtjen e fotografisë së Adem Jasharit dhe ne menjëherë pa hezitim morëm iniciativën ta rivendosim fotografinë e Adem Jasharit”, tha Ramadan Selimi.

Selimi shtoi se janë duke ndërmarrë një iniciativë në lidhje më emërimin e kompleksit të pallatit të rinisë.

“Ne si Federatë e Boksit që sot kemi marrë një iniciativë  për emërimin e këtij kompleksi që të quhet Pallati i Rinisë – Adem Jashari. Që  nga sot ne ju bëjmë  thirrje te gjitha institucioneve tona dhe federatave e sportistëve që të na përkrahin”, shtoi më tej Ramadan Selimi.

Fondet për vendosjen e fotografisë së re të heroit Adem Jashari, i ka siguruar vetë Federata e Boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat